Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara do të rrisin tarifat për makinat dhe kamionët që importohen nga Bashkimi Evropian në 25%.
Në një postim në platformën Truth Social, Trump tha se vendimi vjen për shkak të mosrespektimit të marrëveshjeve tregtare nga BE-ja. ‘Kam kënaqësinë të njoftoj se, bazuar në faktin se Bashkimi Evropian nuk po i përmbahet Marrëveshjes sonë të Tregtisë, javën tjetër do të rris tarifat e ngarkuara ndaj BE-së për makinat dhe kamionët që hyjnë në Shtetet e Bashkuara.
Tarifa do të rritet në 25%’, deklaroi Trump.





