Mungesa e Ujit në Lagjen e Bunjakëve në Samadrexhë, Vushtrri – Problemi që Nuk Ka Fund

Në fshatin Samadrexhë të komunës së Vushtrrisë, problemi më i madh është mungesa e ujit në lagjen e Bunjakëve.

Banori Ragip Bunjkau ka kontaktuar në Klankosova FM për mungesën e ujit të pijshëm, duke treguar se rreth 20 shtëpi nuk kanë kyçje në ujësjellës, edhe pas kërkesave të bëra në komunë dhe ujësjellës.

Ai ka thënë: “Në lagjen tonë, asnjë shtëpi nuk ka ujë.


- Advertisement -

Kemi adresuar problemet te autoritetet, por pa rezultat”.

Furnizimi me ujë bëhet në zonën tjetër, duke shtuar vështirësitë që banorët përballen për të siguruar ujin e përditshëm.

Protestat bien në sy si mundësi nëse kjo situatë nuk rregullohet shpejt.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *