Kongresmeni amerikan dhe dy kolegët e tij bëjnë thirrje për integrimin e Kosovës në NATO

Kongresmeni amerikan, Keith Self, së bashku me dy të tjerë, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për të shprehur mbështetje të fortë për integrimin e Kosovës në NATO.

Në rezolutë përmenden disa prej arsyeve që Kosova meriton anëtarësimin në NATO.

Katër shtete anëtare të NATO-s, Greqia, Rumania, Sllovakia e Spanja, ende nuk e kanë njohur Kosovën shtet.


- Advertisement -

Rezoluta bën thirrje këtyre katër aleatëve t’i rishqyrtojnë qëndrimet e tyre, duke theksuar se njohja më e gjerë e Kosovës është thelbësore për ta zhbllokuar rrugën e saj drejt integrimit në NATO dhe për të mbyllur një boshllëk strategjik në Evropën Juglindore që kundërshtarët kërkojnë ta shfrytëzojnë.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *