Vetëm në tri javë, Albulena Haxhiu, si ushtruese e detyrës së presidentes, ka ndërmarrë reforma të mëdha në përfaqësuesit diplomatikë të Republikës së Kosovës nëpër ambasada dhe konsullata në të gjithë botën.
Pa pritur shumë kohë, ajo ka ndërruar ambasadorë, konsuj, dhe ka transferuar diplomatë në Vatikan, Panama, Kolumbi, Bangladesh, Stamboll, Hamburg, Zurich, dhe Dusseldorf.





