Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, takim pune me ekspert amerikan për sigurinë kombëtare

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka zhvilluar një takim pune në Prishtinë me James Carafano, këshilltar i lartë në The Heritage Foundation dhe një nga ekspertët më të njohur amerikanë në fushën e sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme.

Hamza ka shprehur rëndësinë e vazhdimit të dialogut, duke theksuar bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve për interesat strategjike të përbashkëta.

Takimi vjen në një kohë kur thellimi i marrëdhënieve strategjike mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara konsiderohet kyç për zhvillimin e sektorëve të sigurisë, energjisë dhe politikës së jashtme të vendit.


- Advertisement -


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *