Një burrë që u plagos të mërkurën në Mitrovicë është liruar në shtëpi, njoftoi zëdhënësi i Spitalit Rajonal të Mitrovicës.
Në një deklaratë për Klankosova.tv, Shpend Fazliu tha se viktima është pranuar në spital rreth orës 16:00.
Pas ekzaminimeve të nevojshme, ai është liruar në shtëpi.
Viktima u ther me thikë nga një grua dhe ajo është dërguar në Klinikën e Psikiatrisë për trajtim të mëtejshëm.





