Për festën e 1 Majit, Ditën Ndërkombëtare të Punës, kryeqyteti i Prishtinës ka njoftuar se më 1 maj 2026 do të ndalohet qarkullimi i të gjitha automjeteve në drejtim të parkut “Gërmia”.
Lajmin e kanë bërë të ditur nga Komuna e Prishtinës.
Njoftohet gjithashtu se përjashtim bëjnë linjat e autobusëve që kalojnë në rrugën në drejtim të parkut “Gërmia”, si dhe automjetet emergjente dhe të inspektoratit.





