Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 09:55 në fshatin Meqë të Gjakovës, ku dyshohet se një punëtor ka vdekur pasi është goditur nga një kamion.
Lidhur me ngjarjen, zëdhënëse e policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, njoftoi se shoferi i kamionit humbi kontrollin mbi mjetin, duke shkaktuar vdekjen e punëtorit.
Autoritetet lokale kanë reaguar menjëherë, por vdekja e personit u konfirmua.
Hetimet për ngjarjen vazhdojnë për të sqaruar rrethanat e tragjedisë.





