Soni Malaj tregon formën e mrekullueshme në bikini: stili glam i këngëtares në ‘Ferma VIP’

Këngëtarja Soni Malaj vazhdon të jetë një nga emrat më të komentuar që prej momentit kur u bë pjesë e ‘Ferma VIP’, duke marrë vëmendje jo vetëm me energjinë e saj, por edhe me paraqitjen fizike.

Edhe pse 45-vjeçare, Soni po dëshmon se është në super formë, me një trup të tonifikuar dhe linja që nuk kalojnë pa u vënë re.

Së fundmi, gjatë një sfide të zhvilluar në fermë, ajo është shfaqur me bikini, duke realizuar lëvizje plot ritëm dhe duke vallëzuar në mënyrë provokuese, çka u komentua gjerësisht nga ndjekësit e formatit.


- Advertisement -

Në pamjet e publikuara, këngëtarja shihet me një bikini ngjyrë të kuqe/fuchsia, të kombinuar me një pareo satin në të njëjtën nuancë, që i jepte gjithë paraqitjes një stil veror dhe mjaft ‘glam’.

Aksesorët në tonalitete rozë dhe syzet e diellit e plotësuan look-un, ndërsa vetëbesimi i saj në pozat dhe lëvizjet gjatë sfidës ishte po aq i dukshëm sa edhe forma fizike.

Trupi i saj i stërvitur dhe barku i tonifikuar nuk i shpëtoi vëmendjes së publikut, me shumë komentues që e vlerësuan për mënyrën si e mban veten dhe për faktin se, me këtë paraqitje, ‘lë në hije’ jo pak emra të njohur të skenës shqiptare.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *