Kryetari i PDK-së Bedri Hamza ka bërë homazhe sot në Prekaz në nderim të heroit Ilaz Kodra.
Hamza tha se Kodra dhe bashkë luftëtarët e tij ishin njerëz të mëdhenj që nuk e kursyen as jetën për liri dhe për atdhe. “Me bashkëpunëtorë jam këtu për të shprehur respektin, falënderimin deri në përulje për heroin e kombit Ilaz Kodra, me bashkëluftëtarët e tij, me dëshmorët që e dhanë jetën për liri që na sot e gëzojmë.
Mirënjohës përjetë”, deklaroi kreu i PDK-së. “Kanë qenë njerëz të mëdhenj dhe njerëzit e mëdhenj, për lirinë dhe për atdheun nuk e kursejnë as jetën.
Respekt dhe falënderim i përjetshëm për heroin e kombit Ilaz Kodra dhe bashkëluftëtarët e tij”, u shpreh ai.
