Ish-deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje, pasi e përmbylli, siç e quan ajo, kapjen e institucioneve, ka shpallur rreth 20 pozita të larta udhëheqëse disa orë para shpërndarjes së Kuvendit.
Ajo thekson se konkursi për këto pozita nuk është i rregullt dhe kërkon përgjegjësi dhe profesionalizëm në zgjedhjen e tyre.
Bajrami gjithashtu kritikon praktikat e qeverisë së dorëhequr dhe kërkon ndërhyrjen e qeverisë së re për të ristartuar procesin dhe siguruar integritet në zgjedhjen e pozitave udhëheqëse.





