Edhe pse më herët, gjatë qëndrimit në “Ferma VIP”, në spektaklin “Prime” të së premtes kishte marrë një mesazh nga vëllai i saj me këshillën që të mos krijonte lidhje dashurie brenda formatit, Fabjola duket se nuk i ka qëndruar gjatë këtij qëndrimi.
Mbrëmjen e sotme, ajo është parë shumë e afërt me fermerin Adion, duke nxitur menjëherë reagime dhe komente në rrjet.
Në një moment të publikuar në faqen zyrtare të “FermaVip”, Fabjola shihet teksa i qëndron pranë shtratit Adionit dhe e ledhaton, një skenë që për shumë ndjekës është interpretuar si sinjal i qartë se mes dyshes po krijohet një afërsi më e madhe se shoqëria.
Ende nuk dihet se si do të rrjedhin gjërat në ditët në vijim dhe nëse kjo dinamikë do të shndërrohet në një romancë të mirëfilltë, por një gjë duket e qartë: mes Fabjolës dhe Adionit ka pëlqim, dhe publiku po e ndjek me shumë kureshtje çdo lëvizje të tyre.
