Vlora Çitaku reagon pas dështimit të seancave për presidentin në Kosovë

Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar sërish sot pas dështimit të seancave për presidentin.

Sipas saj, reagimi publik dhe presioni qytetar e detyruan Albin Kurtin të tërhiqet nga përpjekja e tij për ta zgjedhur shefin e shtetit në stil “karate” dhe për ta përmbysur rendin kushtetues. ‘Po, edhe mbrëmë bëri aq sa mundi.

Doli dhe abuzoi me zyrën e Presidentit.


- Advertisement -

Albin, nga ajo sallë qytetarëve u drejtohet Presidentja apo Presidenti i zgjedhur.

Jo Kryeministri dhe as kandidatja e shumicës’, ka shkruar deputetja.

Ndër të tjera, Çitaku në Facebook thotë se gjithçka që ndodhi mbrëmë, ishte një shfaqje e turpshme. ‘Shfaqja e mbrëmshme e ilustroi qartë, me zë dhe figurë, se ju në fakt e shihni veten si autoritetin e vetëm në këtë vend: edhe President, edhe Kryeministër, edhe Ministër, edhe Kryeprokuror, edhe gjithçka tjetër’, përfundon postimi.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *