Kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO, Giuseppe Cavo Dragone, bëri të ditur se aktualisht nuk ka plane për reduktimin e trupave të misionit të KFOR-it.
Ai gjatë një interviste për RTK në Kosovë, theksoi përkushtimin e NATO-s për sigurinë në Kosovë dhe rishikimin e misioneve për të përshtatur praninë ushtarake.
Dragone theksoi se në vitin 2023, NATO vendosi të zgjerojë misionin me 1000 trupa shtesë pas një incidenti në pjesën veriore.
Kjo tregon fleksibilitetin e NATO-s, por deri më sot nuk ka plan për reduktim të trupave.
Vizita e tij në Kosovë u shoqërua nga 32 gjeneralë dhe admiralë nga vendet anëtare të NATO-s.





