Kurti përmbahet në mbështetje të kandidates Feride Rushiti për presidente, ndërsa LDK-ja refuzon propozimin e Osmanit

Kryeministri Albin Kurti vazhdon të jetë në favor të kandidates Feride Rushiti për presidente, në raport me kandidaten e përmendur nga LDK-ja, ish-presidenten Vjosa Osmani.

Kurti, në konferencën për media pas ndërprerjes së seancës së orës 19:00, tha se LDK-ja mund t’ia dërgojë 15 nënshkrime dhe një emër për president, teksa shtoi se kandidatja e propozuar nga partia e tij, Hatixhe Hoxha, do të tërhiqet nga gara.

Por, LDK-ja tha se nuk do t’ia ofrojë nënshkrimet meqë, sipas deputetëve të kësaj partie, Kurti po do vetëm që ta ketë Grupin Parlamentar të LDK-së në sallë për t’ia bërë kuorumin kandidates së vet, Feride Rushitit.


- Advertisement -

Deri më tani, siç mëson Klankosova.tv, Kurti nuk është tërhequr nga përkrahja ndaj kandidates Rushiti.

Seanca e thirrur për në orën 23:00 ende nuk ka filluar.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *