Kryeministri Albin Kurti, në një fjalim në Kuvend, ka shfrytëzuar minutat e fundit të afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit për të akuzuar e fajësuar partitë opozitare për dështimin e zgjedhjes së të parit të shtetit.
Pas disa takimeve me liderët e PDK-së dhe LDK-së, nuk u arrit konsensus për një emër të përbashkët për president.
Kryeministri, duke e parë se vendi po shkon në zgjedhje të parakohshme si pasojë e dështimit potencial të zgjedhjes së presidentit, nisi akuzat ndaj opozitës.





