Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve politike lidhur me procesin e zgjedhjes së presidentit, duke e cilësuar atë si një tentim që, sipas tyre, bie ndesh me Kushtetutën dhe dëmton rendin demokratik në vend.
Në një deklaratë publike, kryetari i kësaj partie, Bedri Hamza, ka thënë se çdo përpjekje për zgjedhje të njëanshme të Presidentit përbën “sulm ndaj shtetit të së drejtës” dhe rrezikon stabilitetin institucional të Kosovës.
Hamza tutje thekson se veprime të tilla, u mohojnë qytetarëve të drejtën për të vendosur për të ardhmen e tyre dhe mund ta çojnë vendin drejt një situate të paqëndrueshme politike.
Partia Demokratike e Kosovës ka bërë thirrje që të respektohen institucionet dhe procedurat kushtetuese, duke apeluar edhe te qytetarët për vigjilencë ndaj zhvillimeve politike që, sipas saj, mund të dëmtojnë të ardhmen e vendit. “Ne do ta mbrojmë shtetin dhe të ardhmen e tij,” përfundon deklarata e kryetarit të PDK-së Bedri Hamza transmeton Klankosova.tv.
