Seanca për zgjedhjen e presidentit të Kosovës shtyrë për 14:00, opozita bojkoton seancën

Seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës është shtyrë për në orën 14:00.

Kjo erdhi pas bojkotit të opozitës për këtë seancë, transmeton Klankosova.tv.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu përpos që njoftoi për shtyrjen e seancës, ajo i bëri thirrje partive opozitare që të marrin pjesë në votim.


- Advertisement -

Kujtojmë se sonte në orën 00:00 përfundon afati për zgjedhjen e shefit të shtetit.


- Advertisement -