Mbrëmjen e kaluar u zhvillua Prime i radhës në Ferma VIP, i cili solli surpriza, diskutime dhe momente emocionale që mbajtën të angazhuar publikun deri në fund të spektaklit.
Një nga momentet më të veçanta të mbrëmjes ishte ardhja e fëmijëve të DJ Bujakës në fermë.
Të veshur si kuzhinierë të vegjël, ata e pritën babain e tyre në oborr, duke përgatitur pica dhe duke krijuar një atmosferë të ngrohtë familjare.
Pasi DJ Bujaka u takua me ta, fëmijët, të cilët shfaqeshin shumë të lumtur dhe pozitivë, kërkuan menjëherë të takonin një person që e pëlqenin shumë dhe e donin, Mozën.
Me kërkesë të tyre, Arbana e thirri Mozën në oborrin e fermës për këtë takim të veçantë.
Momenti ishte mjaft emocional dhe i paharrueshëm.
Njëri nga djemtë e Bujakës vrapoi i pari drejt saj, i ndjekur menjëherë nga motra dhe vëllai i tij, ndërsa Moza iu afrua me energji pozitive duke vrapuar dhe duke i përshëndetur me entuziazëm.
Fëmijët iu hodhën në krah duke e përqafuar, duke krijuar një skenë që u shpërnda gjerësisht në rrjete sociale menjëherë pas spektaklit.
