Reagimet e presidentit Trump ndaj propozimit iranian për Ngushticën e Hormuzit

Reagimet e para kanë ardhur për një propozim të raportuar iranian, i cili ofron një marrëveshje për Ngushticën e Hormuzit, duke anashkaluar çështjet e vështira mbi pasurimin bërthamor.

Një zyrtar amerikan tha të hënën se presidenti Donald Trump është i pakënaqur me propozimin sepse nuk trajton rezervat e uraniumit të pasuruar të Iranit, të cilat ShBA-të duan t’i heqin. ‘Ai nuk e pëlqen propozimin,’ tha burimi për Reuters, shkruan Sky News.

Trump e kishte diskutuar propozimin me ndihmësit e tij kryesorë të sigurisë kombëtare më herët gjatë ditës.


- Advertisement -

Axios kishte dhënë lajmin për propozimin e ri iranian dje pasi të dyja palët nuk arritën të bien dakord për bisedimet e paqes.


- Advertisement -