Tensionet politike dhe paqartësitë kushtetuese kanë shoqëruar procesin për zgjedhjen e presidentit të Kosovës, ku Lëvizja Vetëvendosje ka vazhduar procedurat në mungesë të opozitës.
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, njoftoi seanca do të vazhdojë të martën në orën 10:00.
Procesi është shoqëruar me reagime të ashpra nga opozita dhe shoqëria civile.
Deputetët e legjislaturës së dhjetë kanë afat deri më 28 prill për të zgjedhur presidentin e ri.
Nëse kjo nuk ndodh, vendi pritet të shkojë në zgjedhje të parakohshme, të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditësh.





