Një aksident vetjak ka ndodhur mbrëmjen e së dielës pranë kazermës së FSK-së në Gjilan.
Zëdhënësi i Policisë së Gjilanit, Ismet Hashani, bëri të ditur se një pasagjer ka pësuar lëndime të lehta.
Autoritetet dyshojnë se shoferi ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë jashtë rrugës.
Personi i lënduar është dërguar me urgjencë në spitalin Rajonal të Gjilanit, ndërsa prokurori i shtetit është njoftuar për ngjarjen.
Njësitë e trafikut rajonal janë në hetim për të zbuluar rrethanat e aksidentit.





