Individit të dyshuar për shtënat me armë në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në Uashington do t’i paraqitet gjykatës sot.
Cole Tomas Allen, 31 vjeç nga Torrance, Kaliforni, është personi i identifikuar.
Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së, Todd Blanche, tha se gjetjet paraprake sugjerojnë se i dyshuari kishte në shënjestër anëtarë të administratës Trump dhe se vetë Trump ishte një objektiv mundës.
Për më shumë, Trump konfirmoi arrestimin e tij në një postim në Truth Social dhe postoi foton e tij.
Autoritetet njoftuan se i dyshuari po mbahet në stacionin e Policisë Metropolitane të Uashingtonit dhe do të transportohet në qendër paraburgimi në kryeqytet.
Pritet të akuzohet për sulm ndaj një oficeri federal dhe përdorim të armës zjarri.
