Çmimi i naftës për ditën e sotme në Kosovë është 1.66 euro për litër, sipas Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit.
Njoftimi zyrtar tregon se benzina kushton deri në 1.44 euro/litër, ndërsa gazi 0.86 euro. Çmimet e naftës kanë mbetur të pandryshuara edhe në ditën e kaluar dhe në fillim të javës.





