Atentat i dyfishtë në Balldre të Lezhës: Vriten Kreshnik Mujeci dhe bashkëshortja, informacione të reja

Një atentat i dyfishtë ka ndodhur ditën e djeshme në Balldre të Lezhës, ku mbetën të vrarë Kreshnik Mujeci dhe bashkëshortja e tij, Gentjana Mujeci, prindër të katër fëmijëve.

Makina me të cilën ata po lëviznin u godit më mbi 30 plumba, duke i lënë të vdekur në vendngjarje.

Mësohet se viktima, në tetor të vitit 2017 u arrestua si i dyshuar për vrasjen e shtetasit Genci Mhillaj në Shkodër. 30 vjeç në atë kohë, Mujeci u akuzua për veprën penale ‘Vrasja me paramendim’, e kryer në bashkëpunim.


- Advertisement -

Po ashtu, raportohet se viktima, Kreshnik Mujeci kishte denoncime në polici edhe nga vetë prindërit për dhunë në familje.

Ndërkohë Arben Nasufi, kreu i Policisë Lezhë konfirmon se mjeti u godit me breshëri plumbash ndërsa ishte në lëvizje.

Policia ndërkohë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për kapjen e autorëve. ‘Vrasja për hakmarrje, pretendim i pavërtetë’, deklaron një familjar i viktimave në Lezhë.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *