Masakra në Mejë të Gjakovës: 27 vjet nga një nga ngjarjet më të trishta në historinë e Kosovës

Sot mbushen 27 vjet nga masakra në Mejë të Gjakovës, ku më 27 prill 1999 u vranë 376 persona.

Forcat serbe rrethuan Rekën e Keqe dhe Lugun e Carragojës në rrethinën e Gjakovës.

Në një operacion të planifikuar u ndërprenë të gjitha rrugët duke lënë të hapura vetëm dy rrugë në drejtim të Mejës.


- Advertisement -

Grumbullimi i djemve dhe burrave në grupe filloi në orët e hershme të mëngjesit.

Në një bilanc të tmerrshëm u goditën 15 fshatra duke ekzekutuar të gjithë djemtë dhe burrat shtëpi për shtëpi. 376 meshkuj shqiptarë u ekzekutuan atë ditë.

Përkatësisht, ende nuk është bërë kthimi i trupave të tyre nga Serbia.


- Advertisement -