Haradinaj: 27 Prilli duhet të nderohet si pjesë e kujtesës kolektive

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thirrur që 27 prilli, përvjetori i Masakrës së Mejës të mos harrohet dhe të nderohet si pjesë e kujtesës kolektive.

Ai theksoi rëndësinë e ruajtjes së kujtimit për këtë datë, duke theksuar se institucionet nuk duhet të sillen sikur kjo datë nuk ka domethënie historike. ’27 prilli është një datë që nuk duhet të anashkalohet.

Parlamenti i Kosovës duhet të jetë në Mejë,’ deklaroi Haradinaj.


- Advertisement -

Ndërkohë, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, kërkoi shtyrjen e seancës së paraparë për të hënën, për të marrë pjesë në homazhet në Mejë.


- Advertisement -