Tragjedi në Lezhë: Babë e bijë humbin jetën në aksident fatal

Anton Keçi, 52-vjeçar dhe Bora Keçi, 20-vjeçare janë identifikuar si viktimat e aksidentit fatal në Lezhë.

Babë e bijë, sipas policisë së Shqipërisë, humbën jetën pasi automjeti me të cilin udhëtonin doli nga rruga dhe përfundoi i përmbysur në një kanal.

Sipas informacioneve, dyshohet se aksidenti ka ndodhur gjatë orëve të pasdites, por u zbulua vetëm në mbrëmje.


- Advertisement -

Kanë qenë familjarët që, të shqetësuar nga mungesa e kontaktit, kanë nisur kërkimet, ndërsa më pas shërbimet e policisë kanë lokalizuar automjetin në kanal bashkë me trupat e pajetë.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *