Reagimi i Vjosa Osmanit pas sulmit në darkën e korrespodentëve të Shtëpisë së Bardhë në Uashington

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar në lidhje me sulmin në darkën e korrespodentëve të Shtëpisë së Bardhë në Uashington, ku merrnin pjesë presidenti amerikan, Donald Trump dhe Zonja e Parë, Melania Trump.

Osmani ka dërguar lutje për Trumpin, bashkëshorten e tij dhe popullin amerikan, duke theksuar se Kosova beson në qëndrueshmërinë e Shteteve të Bashkuara dhe mbetet partner i palëkundur në promovimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në mbarë botën.

Ajo gjithashtu ka shprehur mirënjohje për trimërinë e agjentëve të Shërbimit Sekret të SHBA-së për veprimin e tyre shpejt dhe heroik në mbrojtje të Presidentit dhe të të pranishmëve, duke parandaluar një tragjedi kombëtare.


- Advertisement -


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *