KEDS Njofton për Normalizimin e Furnizimit me Energji Elektrike pas Motit të Keq

0
6
- Advertisement -

KEDS-i ka informuar konsumatorët se ekipet e tij janë në terren për të adresuar të gjitha problemet dhe për të rikthyer furnizimin e plotë me energji elektrike.

Në një njoftim të publikuar në Facebook, KEDS-i përmendi zonat më të prekura nga moti i keq, si Prishtina, Gjakova, Dragashi, Prizreni, Suhareka, Kamenica, Gjilani, Kaçaniku, Lipjani, Shtime, Drenasi, Obiliqi, Fushë-Kosova, Podujeva dhe Ferizaj.

Përkundër erërave të forta, ekipet tona arritën të normalizojnë furnizimin me energji elektrike për rreth 80% të konsumatorëve të prekur brenda tri orëve pas qetësimit të motit.

Në këtë periudhë, janë lokalizuar problemet me shtylla dhe përçues në pothuajse të gjitha pikat e rrjetit shpërndarës ku janë evidentuar dëmtime.

Ekipet vazhdojnë të punojnë me përkushtim për sanimin e plotë të problemeve dhe për të rikthyer furnizimin me energji elektrike.

Faleminderit për durimin dhe bashkëpunimin!

- Advertisement -

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here