KEK: Elektrofiltrat në Termocentralin ‘Kosova A’ janë stabilizuar pas defekteve të raportuara

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka bërë të ditur se funksionimi i elektrofiltrave në Termocentralin ‘Kosova A’ është stabilizuar, pas defekteve që u raportuan mëngjesin e sotëm.

Problemi ishte shkaktuar nga një ndërprerje në qarkun elektrik të ndërprerësve të kompresorëve të ajrit me automatizëm, por që është tejkaluar me sukses falë reagimit të shpejtë të stafit teknik.

KEK-u mbetet e përkushtuar për menaxhim profesional të situatës dhe rikthim sa më të shpejtë në operim normal.


- Advertisement -


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *