Afati për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit po afron, kur kanë mbetur vetëm edhe tre ditë deri në përmbylljen e afatit kushtetues.
Duke qenë në këtë pozitë, LVV-ja paraditen e sotme u kërkoi partive opozitare tre emra për president apartiak e konsensual.
Kështu, kreu i LDK-së e ofroi menjëherë një: Vjosa Osmanin.





