Edhe pas dy vjetësh, ende nuk është zbatuar vendimi i Kushtetueses për të kthyer 40 milionë eurot që kosovarët i paguan për faturat e energjisë në veri.
Ish-Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, thotë se moskompensimi është cenim i rendit juridik.
KEDS konfirmon korrigjimet, por udhëzimet shtesë mbeten në pritje.
Këshilli për të Drejtat e Njeriut akuzon edhe ekzekutivin qendror për këtë zvarritje.





