Komediani dhe aktori Russell Brand u gjend në një moment të tensionuar në emisionin e Piers Morgan, kur u sfidua të gjente dhe të lexonte një citat nga Bibla.
Brand, i cili është konvertuar në të krishterë, pranoi se ende nuk është ekspert në këtë fushë dhe vazhdoi të kërkonte pjesën e caktuar.
Pas një periudhe tensioni, Morgan e lexoi citatin për të.
Brand vlerësoi mesazhin si i mrekullueshëm dhe u shpreh se është ende në fillimet e rrugëtimit të tij drejt besimit të ri.





