Roli i Grave në Avancimin e të Drejtave dhe Demokracisë në Kosovë: Kuvendi i 23-të Vjetor i Anëtareve

Rrjeti i Grave të Kosovës ka mbajtur Kuvendin e 23-të Vjetor të Anëtareve, ku u vlerësua roli i grave në avancimin e të drejtave, forcimin e demokracisë dhe promovimin e barazisë në vend.

Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, tha se kontributi i grave nuk kufizohet vetëm në momente historike, por edhe në përditshmërinë e tyre në shoqëri. ‘E kuptova se dhimbja e tjetrit nuk është e huaj, se kohëve të vështira u bëhet ballë, dhe se kur gratë përfshihen, shoqëria përparon,’ tha ajo.

Ajo theksoi se Rrjeti i Grave të Kosovës ka luajtur një rol të rëndësishëm në fuqizimin e grave dhe në ndikimin në politika publike ndër vite. ‘Ligjet bëhen më të mira kur mbështeten në dije.


- Advertisement -

Politikat bëhen më të drejta kur mbështeten në përvojë,’ u shpreh ajo.

Anëtarja e Bordit të Rrjetit të Grave të Kosovës, Gjylieta Mushkolaj, tha se përkundër përparimeve, mbetet nevoja për angazhim të vazhdueshëm për barazi dhe drejtësi. ‘Për të ndërtuar Kosovën si një vend i lirë, ku secili individ të ketë mundësi të jetojë në mirëqenie e me dinjitet, pa diskriminim, ku barazia dhe mundësitë e barabarta i garantohen gjithësecilit.

Përkundër përparimeve, sidomos këto vitet e fundit, edhe ky takim sot është një moment për të njohur përparimet, për të reflektuar mbi plagët e pashëruara dhe për të riafirmuar angazhimin tonë për një të ardhme ku gratë janë të sigurta, të barabarta dhe të përfaqësuara në çdo vendimmarrje.

E kaluara, e tashmja dhe e ardhmja janë të ndërlidhura, kur flasim për drejtësinë nuk mund të anashkalojmë drejtësinë tranzicionale.

Po tashmë në fund e kemi edhe strategjinë shtetërore për drejtësi tranzicionale, që vërtet është një hap i rëndësishëm.

Për një strategji sado e mirë në letër, mbetet e pamjaftueshme nëse nuk kthehet në drejtësi konkrete.

Dhe kjo është veçanërisht e vërtet,’ tha ajo.

Drejtoresha e NDI në Kosovë, Nancy Soderberg, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me rrjetet e grave për forcimin e demokracisë dhe rritjen e përfshirjes së grave në politikë.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *