Fabjola Elezaj merr një vendim të vështirë për raportin me Adionin në ‘Ferma VIP 3’

Pas momentit të tensionuar në spektaklin e së premtes të ‘Ferma VIP 3’, ku në emision u shfaq vëllai i saj dhe përcolli mesazhin e qartë të familjes, Fabjola Elezaj ka marrë një vendim të vështirë për raportin e saj me Adionin.

Sipas asaj që u pa në vazhdim, Fabjola është rikthyer në dhomën e rrëfimit, ku ndodhej Adioni, dhe i ka komunikuar se ata duhet t’i ndërpresin marrëdhëniet, në respekt të kërkesave që i janë bërë nga familjarët e saj jashtë. ‘Ndodhi ajo që kisha frikë që në javën e parë.

Duhet të distancohemi sepse kam familjen jashtë.


- Advertisement -

Ndodhi që e bëra të vinte këtu për këtë temë dhe për mua është diçka që s’ia fali vetes, edhe nëse ma falin ata, kurrë.

Sepse familjarët e mi nuk janë aq mirë me shëndet pas kësaj situate.

Më kërkoi me dalë sonte, dhe me qëndru me kushtin që unë e ti të mos jemi bashkë,’ tha Fabjola.

Ajo i shpjegoi Adionit se presioni dhe shqetësimi i krijuar te familja e saj e kanë vënë përballë një zgjedhjeje të dhimbshme, duke e bërë të ndihet fajtore për situatën dhe për ndikimin që kjo ngjarje mund të ketë pasur tek të afërmit e saj.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *