Në javën e kaluar të “Fermës VIP 3”, u organizua një gara për shkrim dhe interpretim poezie, ku fermerët u sfiduan për titullin e poetit më të mirë.
Mimoza Ahmeti, e njohur për veprat e saj, vendosi që poezia e reperes Gresa Sekiraqa të zinte vendin e parë, duke shkaktuar debate në ambientin e fermës.
Pas vlerësimit, Ilir Shaqiri u ndje i ofenduar nga vargjet e Gresës, duke e cilësuar poezinë si vulgare.
Kritika nuk mungoi nga fermerët tjerë, të cilët theksuan nevojën për më shumë finesë dhe respekt në këtë lloj garash.





