Ish-kryeministri i Izraelit, Ehud Olmert, vlerësoi qëndrimin e Kosovës dhe të Shqipërisë për luftën kundër terrorizmit, duke theksuar se marrëdhëniet me vendet që mbështesin luftën kundër terrorizmit janë të rëndësishme për Izraelin.
Olmert gjithashtu tha se edhe pse Izraeli ka një epërsi ushtarake ndaj Iranit, rrëzimi i regjimit të Iranit mund të ndodhë pas disa vitesh. “Në aspektin ushtarak, Izraeli ka një epërsi të qartë ndaj Iranit. Është arritur kontroll ajror dhe janë goditur shumë objektiva ushtarake dhe infrastruktura strategjike.
Por pyetja më e rëndësishme është nëse kjo sjell një fitore strategjike afatgjatë.
Dhe këtu përgjigjja nuk është e qartë.
Unë nuk besoj se rrëzimi i regjimit në Iran mund të ndodhë shpejt.
Ky është një proces që mund të zgjasë shumë vite, ndoshta dekada”, deklaroi Olmert.
