Një anëtar i ekipit mbrojtës të Hashim Thaçit në gjykimin në Hagë, Lirim Greiçevci ka komunikuar drejtpërdrejt me ish-presidentin për ditëlindjen e tij.
Ai e ka uruar Thaçin dhe e ka informuar për mijëra urime që qytetarët kanë shprehur në rrjetet sociale.
Greiçevci gjithashtu ka ndarë se Thaçi ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e qytetarëve dhe pret t’i falënderojë ata personalisht në të ardhmen.
Ndërkaq, ai ka postuar një foto nga pritja me nderime ushtarake në akademinë britanike “Sandhurst” në ditëlindjen e tij në vitin 2017.





