Sot në Ferizaj është arrestuar një person i kërkuar nga Policia, i dënuar për veprën penale “Dhunim”.
Sipas Policisë së Ferizajt më 24.04.2026, rreth orës 15:00, operatorët e Njësisë së Reagimit të Shpejtë (NJRSH), në rrugën “Astrit Bytyqi”, kanë identifikuar dhe arrestuar 24 vjeçarin me inicialet A.H.
I njëjti, sipas Policisë, ka qenë në kërkim me urdhëresë aktive të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj. “Pas përfundimit të procedurave të nevojshme, i arrestuari është dërguar menjëherë në vuajtje të dënimit në kohëzgjatje prej dy vite e gjashtë muajsh.
Policia Rajonale e Ferizajt mbetet e përkushtuar në zbatimin e urdhëresave gjyqësore dhe në arrestimin e personave që tentojnë t’i shmangen drejtësisë, me qëllim rritjen e sigurisë për qytetarët”, thotë Policia e Ferizajt.
