Gani Bunjaku, xhaxhai i Heroit të Kosovës, Afrim Bunjakut, i ka kërkuar ish-presidentes Vjosa Osmani, që t’i prijë sërish popullit.
Këto komente, ai i bëri derisa Osmani vizitoi familjen e Afrim Bunjakut, në ditën kur u shpall vendimi dënues ndaj tre serbëve për sulmin terrorist në Banjskë. “Kërkojmë ne që ende me i pri, është kërkesa jonë.
Dhe me shumë njerëz që rri, shpesh bisedojmë.
Prapa na ke, me shpirt, me zemër e me mendje.
Na nevojiten njerëz të tillë neve për me na çu përpara, duhet me qenë njerëz adekuatë nëpër pozicione të veta, për me shku mbarë e mirë”. “Edhe me miqtë tanë, po mos t’ishte ti, gati na prishën valla.
Po vallahi.
Ke respekt në popull, po dihet edhe e kujna je”, i tha Ganiu, ish-presidentes Vjosa Osmani.
