Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka bërë me dije se kjo parti po përballet me pasojat e Kuvendit të 31 janarit, ku mocioni për shkarkimin e Lumir Abdixhikut nuk kaloi.
Ai ka shprehur mendimin se përplasja që doli nga ky kuvend ka pasur ndikim të dukshëm në rezultatet e zgjedhjeve të 7 qershorit.
Në një intervistë për Nacionale, Haziri ka bërë thirrje për unitet brenda partisë. “Na po i vuajmë pasojat e 31 janarit, ndoshta për herë të parë po e them te ju, se kam thënë diku tjetër, por çdo ditë e më shumë që po kaloj unë, po e shoh më të vështirë për t’u përballuar.
Sepse fundja fundi, është mocion ku njerëzit e japin vlerësimin e vet, e shprehin interesimin e vet”, ka thënë Haziri.
Ai ka theksuar se ky kuvend ka reflektuar: “Sepse kjo na u reflektuar edhe në zgjedhje. 31 janari na u reflektua edhe në rezultat zgjedhor në qershor dhe pas qershorit prapë u testua demokracia e brendshme deri në kufij dhe e kaluam si proces.
U mbyll se rezultati nuk ndryshoi shumë, prapë mbeti i njëjtë.
Por ne jemi në ambientin e njëjtë politik”, është shprehur ai.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

