Edi Rama Befason në Berlin me Një Përqafim të Papritur

0
2
- Advertisement -

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë bujë me një veprim të papritur gjatë një samiti ndërkombëtar në Berlin, ku përqafoi nga prapa homologun e tij belg, Bart De Wever.

Ky moment ka shkaktuar një reagim që është bërë viral në rrjetet sociale.

Ngjarja ndodhi të enjten, në ambientet e Kancelarisë gjermane, ku liderët evropianë ishin mbledhur për samitin e “Koalicionit të Vullnetarëve”, për të diskutuar mbështetje për Ukrainën dhe përpjekjet për arritjen e paqes.

Në pamjet e publikuara, shihet kryeministri belg teksa bisedonte me gazetarët, kur Rama iu afrohet nga prapa dhe e përqafon papritur.

Por, ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte reagimi i De Weverit, i cili, pa e kthyer fare kokën, dukej se e kuptoi menjëherë se kush ishte pas tij. “Ky duhet të jetë ai shqiptari.

Ai gjithmonë vjen nga prapa”, u shpreh kryeministri belg me humor.

- Advertisement -
- Advertisement -

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here