Dënim me burgim përjetë për sulmin terrorist në Banjskë: Kush janë të akuzuarit e tjerë?

Vlladimir Tolliq, Bllagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq janë dënuar me burgim të përjetshëm për sulmin terrorist në Banjskë.

Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur vendimin sot.

Në rastin e Banjskës, përveç tyre, janë të akuzuar edhe shumë persona të tjerë.


- Advertisement -

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj 45 personave, të cilët akuzohen për tentativë për të shkëputur pjesën veriore të territorit të Kosovës.

Ata ngarkohen me vepra penale të rënda si terrorizmi, vepra kundër rendit kushtetues dhe shpëlarja e parave.

Serbia ende nuk ka dorëzuar kriminelët e Banjskës, duke përfshirë kryeterroristin Radoiçiq.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *