Avokati i familjes Bunjaku, Arianit Koci, ka thënë se është i nevojshëm që organizatorët e sulmit në rastin ‘Banjska’ të dalin para drejtësisë.
Ai beson se pa u dorëzuar autoriteteve të Kosovës, ata do të jenë pengesë për Serbinë.
Pas shpalljes së aktgjykimit, Koci ka theksuar se është i kënaqur me vendimin për dy të parët, ndërsa do të analizojë vendimin për të tretin për të vendosur nëse do të apelojë.
Në rastin e sulmit terrorist, dy persona janë dënuar me burgim të përjetshëm dhe një person me 30 vjet burg.
Sulmi kishte rezultuar në vdekjen e një rreshteri policor dhe plagosjen e disa zyrtarëve të tjerë policorë. /Klankosova.tv





