Personi me inicialet B.S. nga Viti i kapur për ‘Fajdej’ dhe armëmbajtje pa leje

Njësiti i Hetimeve Rajonale të Policisë në Gjilan ka kapur një person me inicialet B.S. nën dyshimin për ‘Fajdej’ dhe ‘Armëmbajtje pa leje’, pas disa hetimeve disa mujore.

Sipas policisë, gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit në komunën e Vitisë janë gjetur para, armë dhe fishekë.

Personi i dyshuar është intervistuar në prezencë të avokatit të tij mbrojtës dhe është ndaluar në qendrën e ndalimit për 48 orë.


- Advertisement -

Hetimet për këtë rast janë në vazhdim.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *