Hailey Bieber dhe Dakota Johnson ishin ndër yjet kryesorë në TIME100 Gala, e mbajtur në New York, ku nderohen 100 personat më me ndikim në botë për vitin 2026.
Hailey Bieber tërhoqi vëmendjen me një fustan argjendi me dantella, të ngushtë pas trupit dhe me rripa të hollë, duke kompletuar pamjen me flokë biondë të lëshuar dhe grim natyral.
Ajo mori pjesë e vetme në tapetin e kuq, ndërsa bashkëshorti i saj Justin Bieber mungonte në event, shkruan DailyMail.
Dakota Johnson, e përfshirë në listën e këtij viti, u shfaq me një fustan gri elegant me prerje të thellë dhe detaje me qëndisje.
Ajo u pa në momente të afërta me Hailey Bieber dhe këngëtaren JENNIE, duke pozuar dhe duke ndarë të qeshura në tapetin e kuq.
