Një tërmet me magnitudë 5.7 të shkallës Rihter ndodhi pak pas orës 06:00 të mëngjesit në Greqi, 23 kilometra në jugperëndim të Lassithit.
Epiqendra e tij ndodhet në zonën detare, 23 kilometra në jug-jugperëndim të Goudourasit, në Lassithi, ndërsa thellësia është 9.7 km.
Deri më tani nuk raportohen dëme, ndërsa tërmeti është ndjerë në të gjithë ishullin e Kretës.
Kryetari i bashkisë së Sitias, Giorgos Zervakis, vlerëson se tërmeti ishte i fortë dhe zgjati.
Pas tërmetit të parë, janë regjistruar edhe pesë tërmete të tjera me magnitudë nga 3.5 deri në 3.8.





