Trump zgjeron armëpushimin mes Izraelit dhe Libanit për tre javë të tjera

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë të ditur se armëpushimi mes Izraelit dhe Libanit është zgjatur edhe për tre javë të tjera, pas takimit të tij me të dërguarit e dy vendeve të enjten vonë.

Trump tha se Shtetet e Bashkuara do të punojnë me Libanin për ta ndihmuar të mbrohet nga Hezbollahu.

Armëpushimi ishte paraparë të përfundonte më 26 prill.


- Advertisement -

Ai gjithashtu tha se Presidenti i Libanit, Joseph Aoun, dhe Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, do të vizitojnë Shtëpinë e Bardhë në javët e ardhshme, ndërsa SHBA kërkon të ndërmjetësojë një marrëveshje paqeje më të qëndrueshme.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *