Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në rrugën Kavajë-Rrogozhinë në Shqipëri, ku një këmbësor ka humbur jetën.
Sipas raportimeve nga policia, në afërsi të mbikalimit të Gosës, automjeti i shtetasit R.
Q., 39 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin ende të paidentifikuar.
Drejtuesi është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme.
Autoritetet po punojnë për identifikimin e shtetasit që humbi jetën dhe për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.





